Aktualitet

Protesta para Bashkisë/ Nënë Liza: Erion Veliaj, edhe ti me kryeministrin pas atyre drejtorëve që ke në burg

Nënë Liza është shprehur se kishte ardhur për të pyetur kryetarin e këtij institucioni se ku e ka Mariglen Qaton dhe drejtorët e tjerë.

5 Prill 2024, 12:17 Nga I.A
Protesta para Bashkisë/ Nënë Liza: Erion Veliaj, edhe ti me
Nene Liza

TIRANË- Nënë Liza, e cila u kthye në figurën e protestave kundër prishjes së banesave, ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë Tiranë. Duke folur për mediat, nënë Liza është shprehur se kishte ardhur për të pyetur kryetarin e këtij institucioni se ku e ka Mariglen Qaton dhe drejtorët e tjerë.

"Erion Veliaj, unë nuk kam fjetur mbrëmë tërë natën! Kam ardhur të marrë vesh se ku e ke Mariglen Qaton?! Kam ardhur të të pyes ku e ke Mariglen Qaton dhe ata pesë drejtorë që i ke “brenda”?! Unë uroj të ndihen sa më të rëndë, jo më të lehtë, se kur kanë ardhur e kanë prishur shtëpitë në Laprakë, se kur ka ardhur Maringlen Qato e më ka qitur përjashta e më ka thënë “do marrësh ça do marrësh...” mua më vjen turp me e thënë, por ia paskan ruajt me e marrë vetë ishalla e mos dalshin, edhe Erion Veliaj pas tij bashkë me Kryeministrin! Se ju jeni mësuar: në parlament, policë; në bulevard, policë; në protestë, policë; këtu, policë. Erion Veliaj, hapi dyert! Se me të marrë gruan, me të marrë shtëpinë, me të marrë familjen, me të marr armën, ti del e i vret. Ju keni pallate boll. Po turp për qeverinë shqiptare,” tha Liza.

nene liza proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll