Politike

Prokuroria merr të pandehur Salianjin për “Babalen”, PD: Veprim politik i Ramës

6 Mars 2019, 17:08 Nga DOSJA
Prokuroria merr të pandehur Salianjin për “Babalen”, PD:

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas marrjes si të pandehur të ish-deputetit të PD, (Lexo këtu) Ervin Salianji për çështjen “Babale”. Në një deklaratë për mediat selia blu shprehet kundër veprimit të Prokurorisë dhe e quan atë një vendim poltik të Edi Ramës.

“Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jëtë i paprekshëm”, shton PD në deklaratën e saj.

Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku I akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi:

* Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

* Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.

* Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jëtë I paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar.

         REAGIMI I PD-SË

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-deputetin e PD Ervin Salianji për çështjen “Babale”. Ish-deputeti Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa është thirrur të premten në orën 09:00 të njihet me akuzën dhe aktet e dosjes.

Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza per kallezim te rreme dosja babale ervin salianji partia demokratike salianji i pandehur akuza per kallezim te rreme dosja babale ervin salianji partia demokratike salianji i pandehur

Sondazh

Poll