Sport

Guardiola pas fitores ndaj Aston Villa: “Phil Foden ka një dhunti të veçantë”...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vlerësoi performancën e sulmuesit të tij të ri, Phil Foden, i cili shënoi një ‘hat-trick’ në fitoren 4-1 ndaj Aston Villa të mërkurën.

4 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Guardiola pas fitores ndaj Aston Villa: “Phil Foden ka një dhunti

ANGLI - “Etika e tij e punës është e pabesueshme”,- tha trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, për Phil Foden, i cili shënoi një ‘hat-trick’ në fitoren 4-1 të së mërkurës ndaj Aston Villas. Ai ka një sens të jashtëzakonshëm të golit dhe ne duhet ta përdorim atë. Ai ka një talent natyral, një dhunti të veçantë..."

Ndërsa golashënuesi më i mirë i Cityt në kampionat, Erling Haaland (18 gola), ishte në pankinë, Phil Foden fillimisht gjeti një çarje në murin e Villas, me një goditje dënimi të shkëlqyer pak para pjesës së parë për të shënuar golin e tij të parë.

Më pas, 23-vjeçari anglez përfundoi ‘hat-trick’-un e tij duke shënuar dy gola me shtatë minuta diferencë në pjesën e dytë, duke përfshirë një goditje nga 25 metra, për të arritur në 21 gola në të gjitha garat këtë sezon. 

“Ai mund të bëjë çfarë të dojë,- shtoi trajneri. - Ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë, ne e dimë këtë. Djaloshi që vendos topin në rrjetë. Kur e keni këtë, është një dhuratë për ekipin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll