Sport

Federata Spanjole e Futbollit, do të votojë më 6 maj për të zgjedhur presidentin e ri…

Komiteti drejtues i Federatës Spanjole të Futbollit do të votojë të mërkurën e 6 majit për të zgjedhur personin që do të pasojë ish-presidentin Luis Rubiales.

4 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Federata Spanjole e Futbollit, do të votojë më 6 maj për

SPANJE - Komiteti drejtues i Federatës Spanjole të Futbollit, i cili ka udhëhequr organin në mënyrë të përkohshme që nga dorëheqja e Luis Rubiales më 10 shtator, vendosi që më 6 maj, të mbajë Asamblenë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në krye të këtij komiteti, Pedro Rocha ka dorëzuar dorëheqjen e tij për të konkurruar për postin e presidentit, ku konsiderohet si favorit i madh, sipas shtypit spanjoll. Aktualisht mediat vendase si konkurrente kryesore e përmendin edhe Eva Parerën, avokate dhe eksperte në të drejtën sportive.

Më herët dje, ish-presidenti Luis Rubiales u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet pas kthimit të tij në Spanjë nga Republika Domenikane, përpara se të lirohej. 

Në deklaratën e tij për shtyp, organi saktëson gjithashtu se ka autorizuar një auditim gjatë periudhës 2018-2023 për të “ndihmuar në sqarimin e të gjitha fakteve dhe sjelljen e tyre para gjykatës” dhe për t'i dhënë fund “një periudhe të trazuar që ka dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjoll”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll