Sport

Futbolli afrikan në zi! Luke Fleurs u qëllua për vdekje në një tentativë rrëmbimi…

Futbollisti Luke Fleurs humb jetën në moshën 24-vjeçare, pasi u qëllua në tentativë për rrëmbim ose vjedhje të makinës së tij.

4 Prill 2024, 11:30 Nga DOSJA

Futbolli afrikan në zi! Luke Fleurs u qëllua për vdekje në

AFRIKA E JUGUT - Luke Fleurs, një futbollist që luajti për Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios 2021, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pasi u qëllua në periferi të Johanesburgut gjatë një tentative për rrëmbim ose vjedhje të makinës së tij .

"Po, është e vërtetë, Luke Fleurs u qëllua për vdekje në një rrëmbimi,"- konfirmoi një informator për 'Sunday World' .

Lojtari aktual i Kaizer Chiefs, i cili më parë ka luajtur për Ubuntu Cape Town dhe  SuperSport United, u thirr dy herë për 'Bafana Bafana', por nuk bëri debutimin e tij për ekipin e të rriturve të Afrikës së Jugut.

"Jemi të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e mbrojtësit të Kaizer Chiefs, Luke Fleurs. Ngushëllimet tona më të thella për familjen e Fleurs, miqtë dhe komunitetin e gjerë të futbollit të Afrikës së Jugut gjatë kësaj kohe të vështirë,"- ndau Ubuntu Cape Town në kanalet e tyre të mediave sociale.

Luke Fleurs ishte një fans i madh i mbrojtësit spanjol Carles Puyol, të cilin e takoi në ditëlindjen e tij të 18-të.

Futbolli afrikan në zi! Luke Fleurs u qëllua për vdekje në

"Ishte një privilegj i madh të takova këtë legjendë në ditëlindjen time. Kur isha fëmijë, ai ishte një nga lojtarët që unë e shikoja dhe vazhdoj ta shikoj atë sepse kur e takova, ai u ndje shumë i nderuar”, - ndau Luke Fleurs në Instagram për takimin e tij me Carles Puyol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll