Sport

Briken Calja ia del, renditet i pari në baterinë e tij!

Me këtë rezultat Calja duket se është shumë pranë sigurimit të kualifikimit për në Olimpiadën e Parisit, si i vetmi sportist nga peshngrtija.

4 Prill 2024, 12:08 Nga DOSJA
Briken Calja ia del, renditet i pari në baterinë e tij!

TAJLANDE – Briken Calja ia del të fitojë baterinë B në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Tajlandë. Peshëngritësi nga Shtërmeni arriti të ngrejë në kategorinë e peshës olimpike deri në 73 kg, 152 kg në shkëputje dhe 181 kg në stilin e shtytjes, për një peshë dygarëshi prej 333 kg.

Me këtë rezultat ai u rendit i pari në baterinë B, ndërkohë që pasdite do të zhvillohet edhe bateria A, për të parë renditjen përfundimtare të peshëngritësit shqiptar, i cili është i vetmi që merr pjesë në këtë Botëror pas tërheqjes së Erkand Qerimajt.

Me këtë rezultat Calja duket se është shumë pranë sigurimit të kualifikimit për në Olimpiadën e Parisit, si i vetmi sportist nga peshëngrtija. Për të siguruar biletën për atje, mesatarisht atij i duhet të renditet përafërsisht brenda 15 vendeve të para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll