Sport

Conor Gallagher akuzohet për racizëm, Chelsea mbron lojtarin e saj...

Shumë përdorues të internetit e akuzojnë lojtarin e Chelseat, Conor Gallagher për racizëm, pasi ky i fundit, sipas tyre, me dashje i shmanget një djaloshi të vogël me ngjyrë para ndeshjes kundër Burnley të shtunën (2-2). Përballë polemikave, klubi londinez publikoi një deklaratë për shtyp për të mbrojtur mesfushorin e tij.

4 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Conor Gallagher akuzohet për racizëm, Chelsea mbron lojtarin e saj...

ANGLI - Skena është filmuar këtë të shtunë në korridoret e ‘Stamford Bridge’, kur lojtarët e Chelsea dhe Burnley (2-2 rezultati final) do të futeshin në fushën e Londrës për ditën e 30-të të Premier League.

Në këto pamje, shihet mesfushori i ‘Bluve’ Conor Gallagher duke injoruar dorën e shtrirë të një djali të vogël. Sekuenca bëri xhiron e shpejtë në rrjetet sociale në të gjithë Kanalin dhe lojtari anglez e gjeti veten të përfshirë në një polemikë të gjallë.

Sipas shumë përdoruesve të internetit, Gallagher ka shmangur vullnetarisht dorën e fëmijës për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, sepse lojtari, pak më parë, kishte përshëndetur një djalë tjetër (të bardhë). Përballë përmasave të polemikave, Chelsea vendosi të ndërhyjë këtë të mërkurë përmes një njoftimi për shtyp, shoqëruar me një foto të Conor Gallagher duke hyrë në fushë së bashku me djalin e vogël, të cilin ai do ta kishte injoruar vullnetarisht.

“Chelsea është vënë në dijeni të një videoklipi që qarkullon në rrjetet sociale nga ndeshja e së shtunës kundër Burnley, e cila është nxjerrë dukshëm jashtë kontekstit. Niveli i abuzimit dhe komenteve shpifëse ndaj Conor Gallagher, që pasoi është krejtësisht i papranueshëm,- proteston klubi londinez. - Ne krenohemi që jemi një klub i larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ku njerëzit nga të gjitha kulturat, komunitetet dhe identitetet ndihen të mirëpritur.”

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, gjithashtu ngriti temën. “Më trishton shumë sepse e njoh Conor dhe ai nuk e meriton të trajtohet kështu. Nuk kishte ndërmend ta bënte këtë. Conor është një djalë i mrekullueshëm që kujdeset gjithmonë për gjithçka. Në rrjetet sociale disa thjesht po tentojnë të krijojnë polemika...” . Mbetet për t'u parë nëse kjo do të mjaftojë për të qetësuar situatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll