Sport

Befason Mike Tyson për ndeshjen me YouTuber-in: “Më pëlqen të provojë çdo gjë që më tremb…”

“Gjithmonë kam besuar se sfidat dhe nervozizmi më shtyjnë drejt suksesit. Nëse nuk do të kisha këto ndjenja, nuk do të hyja në këtë luftë.”

4 Prill 2024, 09:01 Nga DOSJA
Befason Mike Tyson për ndeshjen me YouTuber-in: “Më pëlqen

SHBA - Mike Tyson do të dalë sërish në ring, pas rreth tre muajsh dhe do të ndeshjet me YouTuber-it Jake Paul në Arlington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tyson tashmë është i moshuar, është 57 vjeç dhe tregon se ka frikë nga kjo përballje. “Unë kam një personalitet të çuditshëm, megjithëse nuk mendoj se është i çuditshëm. Çfarëdo që më tremb, e bëj. Ashtu eshte. Kisha frikë nga lufta kundër Roit, filloi tregimi i Tyson, pastaj vazhdoi:

“Isha mbipeshë, isha edhe i moshuar, 54, 53 vjeç dhe i thashë ‘Ta bëjmë’. Çdo gjë që më frikëson, e përballoj. Ky është personaliteti im. Dhe tani jam i tmerruar.”

Pastaj Majk shpjegoi më tej se si ndihej: “Gjithmonë kam besuar se sfidat dhe nervozizmi më shtyjnë drejt suksesit. Nëse nuk do të kisha këto ndjenja, nuk do të hyja në këtë përballje. Duhet t'i kem këto ndjenja për të luftuar. Pa to, nuk do të kisha hyrë kurrë në ring," - përfundoi Mike Tyson në një intervistë për Fox News.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll