Sport

Në mungesë të Leo Messit, Inter Miami mposhtet nga Monterrey në ndeshjen e parë të Champions League të Concacaf...

Ende i privuar nga Lionel Messi, Inter Miami humbi në çerekfinale të Champions League të Concacaf kundër klubit meksikan Monterrey (2-1) të mërkurën në Fort Lauderdale (Florida).

4 Prill 2024, 10:13 Nga DOSJA
Në mungesë të Leo Messit, Inter Miami mposhtet nga Monterrey

SHBA - I mundur nga klubi meksikan Monterrey (2-1) në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League të Concacaf (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet), në Fort Lauderdale (Florida), Miami mori avantazhin falë një goli nga Tomas Aviles në minutën e 19-të.

‘Heronët’, të privuar nga Messi, jashtë fushës që nga mesi i marsit për shkak të një dëmtimi në kofshë, ishin ende në krye, kur humbën mesfushorin David Ruiz, pas një kartoni të dytë të verdhë në minutën e 65-të.

Monterrey barazoi katër minuta më vonë me golin e Maximiliano Meza, më pas kaloi në avantazh në minutat e fundit. Goli vendimtar u shënua në të 89-ën, pas një topi të humbur nga Inter Miami në hyrje të zonës së rreptësisë. Meza e pasoi topin te Jorge Rodriguez, i cili gjuajti me këmbën e djathtë në 20 metra në këndin e largët.

Ndeshja e dytë çerekfinale do të zhvillohet më 10 prill në Guadalupe të Meksikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll