Sport

E bujshme nga Turqia, Besiktas refuzon 20 mln. euro për Ernest Muçin!

22-vjeçari shqiptar u takua dy herë me Aston Villa në fazën e grupeve me Legia Varshavën dhe shënoi gjithsej tre gola në dy duelet përballë anglezëve, përpara se të transferohej në Turqi në merkaton e dimrit.

4 Prill 2024, 08:02 Nga DOSJA
E bujshme nga Turqia, Besiktas refuzon 20 mln. euro për Ernest

ANGLI - 20 milionë euro të refuzuara për Ernest Muçin. Nuk është një nga trillimet e merkatos së futbollistëve, por një deklaratë e presidentit të klubit turk Besiktas, i cili derdhi 10 milionë euro në arkat e Legias së Varshavës për ta sjellë në Stamboll, yllin e Kombëtares kuqezi.

Në një darkë me ekipin në Stamboll, Hasan Arat ka rikonfirmuar vlerësimin e tij për Muçin, duke thënë: ‘Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova’.

Shifra rekord për një futbollist shqiptar sipas të përditshmes turke Sözcü, është ofruar nga klubi anglez i Premier Ligës, Aston Villa. Ekipi nga Birmingami është i interesuar jo vetëm për ish-talentin e Tiranës, por edhe për shokun e tij të ekipit, me të cilin formon dyshen e re sulmuese të Besiktas, Semih Kilicsoy.

Ndërkohë që Kilicsoy doli në plan të parë me saktësinë e tij të shkëlqyer para porte, Muçi i bëri përshtypje skautëve të Aston Villa me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.

22-vjeçari shqiptar u takua dy herë me Aston Villa në fazën e grupeve me Legia Varshavën dhe shënoi gjithsej tre gola në dy duelet përballë anglezëve, përpara se të transferohej në Turqi në merkaton e dimrit.

Raportohet se nga atëherë, Aston Villa e ka ndjekur me shumë interes Muçin. Drejtori sportiv Monchi, i cili njihet si zbulues i talenteve te Sevilla dhe Roma, ka vëzhgon personalisht Kilicsoy dhe Muçi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll