Politike

Yamamoto prezanton koleksionin e ri, a do shohim sërish Ramën me shallvare?

6 Mars 2019, 16:47 Nga DOSJA
Yamamoto prezanton koleksionin e ri, a do shohim sërish Ramën me

Kompania Yohji Yamamoto, e cila është shumë e njohur në fushën e modës ka prezantuar koleksionin e saj të ri për pranverën e vitit 2019. Në faqen e revistës Vogue, janë publikuar disa foto nga sfilata e koleksionit më të ri të veshjeve të Yohji Yamamoto, ku viheshin re shumë ndryshime nga koleksionet  e tjera.

Yamamoto është bërë e njohur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka guxuar me veshjen e tij në publik. Gjatë vitit të shkuar Rama, në shumë aktivitete publike zgjodhi që të shfaqej me Yamamoto, veshje e cila u komentua shumë.

Kundër lumit të kritikave dhe komenteve, Rama vendosi që të përgjigjej duke treguar se nga ishte frymëzuar për veshjen e tij. Në një deklaratë të pak kohëve më parë, Kryeministri shprehej i lumtur që kishte veshur pantallonat e një prej dizajnerëve më të mirë në Japoni, Yohji Yamamoto.

Tashmë pritet të shihet nëse Rama do të zgjedh të vishet sërish me Yamamoto, të cilat janë të ngjashme me shallvaret ose brekushet, pas prezantimit të koleksionit të ri që ishte shumë ekstravagant.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brekushet edi rama koleksioni i ri shallvaret yohji yamamoto brekushet edi rama koleksioni i ri shallvaret yohji yamamoto

Sondazh

Poll