Sport

Kupa e Shqipërisë / Kukësi ia merr dorën kyeqytetasve, mund edhe Tiranën!

Sfida tjetër e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Vllaznisë përfundoi me fitoren minimale të ekipit vendës.

3 Prill 2024, 18:48 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë / Kukësi ia merr dorën kyeqytetasve, mund

KUKES - Tirana bën figurë të keqe në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit në “Kukës Arena”. Skuadra më e titulluar në vend u mposht 2-0 nga verilindorët falë golave të shënuar nga Mingo dhe Solodovnikov.

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Solodovnikov provoi goditjen në portë, me topin që u devijua dhe shkoi te Mingo, që me portën bosh e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. Vendësit gjetën edhe golin e dytë në të 59-tën, këtë herë me Solodovnikov, që përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes bardheblu.

Sfida tjetër e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Vllaznisë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të ekipit vendës. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Fernando në minutën e 30-të me një goditje të kalibruar nga vija e 16 metrave. 

Duhet theksuar që ky rezultat mund të konsideruar i mirë për Vllazninë për faktin që kuqeblutë e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak: në të 37-tën doli nga fusha Stojanovic dhe në të 79-tën Hakaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll