Sport

VIDEO/ Lyon kalon në finalen e Kupës së Francës, tifozët pushtojnë fushën…

Fitore 3-0 në gjysmëfinale, me Anthony Lopes në stol dhe Artur Jorge në pankinë

3 Prill 2024, 16:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Lyon kalon në finalen e Kupës së Francës,

FRANCE - Lyon është në finalen e Kupës së Francës për herë të parë që nga viti 2012 (kur fitoi), pasi mposhti Valenciennes, këtë të martë, aktualisht në Ligue 2.

Në një ndeshje ku ishin dukshëm superiorë, Lyon shënoi vetëm në pjesën e dytë, falë një dopiede të kapitenit Lacazette (51' dhe 57').

Valenciennes nuk arritën të gjuanin në portë dhe panë Gift Orban të vuloste rezultatin 3-0 në minutën e 75-të.

Në finale, Lyon do të takohet me PSG-në, ose me Rennes, këto skuadra do të përballen në gjysmëfinalen tjetër këtë të mërkurë, në orën 20:10.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Lionit festuan duke u futur në fushën e stadiumit ‘Groupama’.

VIDEO/ Lyon kalon në finalen e Kupës së Francës,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll