Aktualitet

Kontakte me eksponentë të krimit, izolohen në ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha

Urdhri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

3 Prill 2024, 10:22 Nga h.k
Kontakte me eksponentë të krimit, izolohen në ‘41
Foto ilustruese

TIRANË-Janë izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha. Këta të fundit dyshohet se kanë komunikime dhe mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut.

Mbrëmjen e djeshme në orën 02:00 të natës është kryer mbyllja e tyre në 41 biss. Verifikimet janë kryer nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve që ka ngritur dhe dyshimet.

Urdhri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa.

 

 

aldo hoxha

Sondazh

Poll