Aktualitet

Shpërthimi pranë një mobilierie në Durrës, 3 të shoqëruar

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

3 Prill 2024, 09:39 Nga M.B
Shpërthimi pranë një mobilierie në Durrës, 3 të
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një mobilierie në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në mobilieri.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

shperthim durres

Sondazh

Poll