Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një mobilieri në Durrës, dyshimet e para

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se disa persona kanë hedhur lëndën plasëse në një mobilieri në këtë zonë.

3 Prill 2024, 09:09 Nga M.B
Shpërthim me lëndë plasëse në një mobilieri
Foto ilustruese

DURRËS- Një shpërthim është regjistruar në një mobilieri në lagjen nr. 14, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se disa persona kanë hedhur lëndën plasëse në një mobilieri në këtë zonë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë ende nuk janë identifikuar autorët teksa kryhet vëzhgimi i kamerave.

shperthim durres

Sondazh

Poll