Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, plagoset një person

Nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

2 Prill 2024, 22:22 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, plagoset një
foto ilustruese

VELIPOJË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Malikolaj në Velipojë.

Nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes fqinjëve. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. 

plagosje ne velipoje

Sondazh

Poll