Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë, i riu ishte në automjet me dy persona që e transportuan në spital dhe e “braktisën”

Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

3 Prill 2024, 09:46 Nga M.B
Plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë, i riu ishte në
Foto ilustruese

SHKODRA- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit, Emiljano Paloka mbrëmjen e djeshme në malin e Kolajve, Velipojë. Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai ishte në automjet kur është qëlluar, ndërsa në makinë ishin edhe dy të njohur të tij.

Personat në automjet me 27-vjeçarin e kanë dërguar atë në spital dhe më pas janë larguar në shpejtësi. Ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre, ndërsa ende nuk dihet autori i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

plagosje velipoja

Sondazh

Poll