Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Velipojë/ Del emri i 27-vjeçarit të plagosur, autori në kërkim

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

2 Prill 2024, 22:33 Nga r.ll
Të shtënat me armë zjarri në Velipojë/ Del emri i
foto ilustruese

VELIPOJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia që bën të ditur se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka.

Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

plagosje ne velipoje emiljano paloka

Sondazh

Poll