Aktualitet

Shpërthimi pranë një mobilierie në Durrës, policia: Konflikt për motive pronësie

Me anë të një njoftimi, policia sqaron se lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në proësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit.

3 Prill 2024, 10:01 Nga M.B
Shpërthimi pranë një mobilierie në Durrës, policia:
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambieteve të një mobilierie, ka reagua policia. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në pronësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit. Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie dhe lidhur me këtë janë shoqëruar 3 persona.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

 

shperthim ne durres

Sondazh

Poll