Bota

Takimi me Bouyx, Kurti: Kosova po shënon progres të vazhdueshëm në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit

Kurti gjatë fjalës së tij falënderoi Bouyx për përkrahjen e tij në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

2 Prill 2024, 21:23 Nga N.F
Takimi me Bouyx, Kurti: Kosova po shënon progres të vazhdueshëm
Bouyx dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bertrand Bouyx. Kurti gjatë fjalës së tij falënderoi Bouyx për përkrahjen e tij në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Republika e Kosovës po shënon progres të vazhdueshëm në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, sipas organizatave prestigjioze ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Besimi në të drejtat e njeriut është thelbësor pasi i bën bashkë universalitetin dhe barazinë”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit.

Kurti shtoi se Kosova është e përkushtuar ndaj garantimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe është e gatshme të rreshtohet me shtetet tjera anëtare në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive themelore, përmes anëtarësimit në Këshillin e Evropës në 75-vjetorin e themelimit të tij.

bouyx kurti kie

Sondazh

Poll

Bota 2 Prill 2024, 20:43 E. D

A po e braktis flota ruse Krimenë

foto ilustruese RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humb&eum...