Bota

E pazakontë në një qendër tregtare në Kinë, dyshemeja shembet papritmas, “gëlltiti” një grua dhe gjysmën e dyqanit

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars e cila është kapur nga kamerat e sigurisë dhe në video shohim një grua duke parë mallin para se të hapej humnera nën këmbët e saj.

2 Prill 2024, 20:14 Nga E. D
E pazakontë në një qendër tregtare në Kinë,
toto nga vendngjarja

KINË- Pamjet dramatike tregojnë një aksident në Kinë, ku dyshemeja e një qendre tregtare u shemb. Mësohet se dy persona janë lënduar ndërsa u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars e cila është kapur nga kamerat e sigurisë dhe në video shohim një grua duke parë mallin para se të hapej humnera nën këmbët e saj.

Si pasojë e një vrime të madhe që "gëlltiti" gruan fatkeqe bashkë me gjysmën e dyqanit dhe mësohet se ndërtuesi i cili po punonte poshtë, ka mbetur i bllokuar në rrënoja. 

“Gruaja ka pësuar fraktura, ndërsa punëtori ka lënduar këmbën. Jemi duke u marrë aktivisht me këtë rast dhe po japim ndihmën e nevojshme”, tha një përfaqësues i qendrës tregtare.

Gjithashtu dyshohet se shembja e dyshemesë është shkaktuar nga një mur mbajtës i dëmtuar, por hetimi ende nuk ka përfunduar.

qendër tregtare kinë

Sondazh

Poll