Bota

Vdekja e 7 punonjësve humanitarë/ Sunak bisedë telefonike me Netanyahun: Presim veprime nga Izraeli për të mbrojtur agjencitë e ndihmës

Kryeministri britanik shtoi se qëllimi i Izraelit për të mposhtur Hamasin nuk do të arrihet duke lejuar një katastrofë humanitare në Gaza.

2 Prill 2024, 21:05 Nga r.ll
Vdekja e 7 punonjësve humanitarë/ Sunak bisedë telefonike me
benjamin netanyanu dhe rishi sunak

BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me sulmin izraelit ku humbën jetën 7 punonjës të ndihmës, 3 prej tyre shtetas britanikë.

Sunak tha se ai ishte i tmerruar nga ky sulm ajror në Gaza dje, dhe gjithashtu kërkoi një hetim të plotë dhe transparent, të pavarur për incidentin, tha një zëdhënës i Downing Street.

"Mbretëria e Bashkuar pret të shohë veprime të menjëhershme nga Izraeli për t'i dhënë fund kufizimeve në ndihmën humanitare, për të mos konfliktuar me OKB-në dhe agjencitë e ndihmës, për të mbrojtur civilët dhe për të riparuar infrastrukturën jetike si spitalet dhe rrjetet e ujit. Mbretëria e Bashkuar pret të shohë veprime të menjëhershme nga Izraeli për t'i dhënë fund kufizimeve për ndihmën humanitare, për të mos konfliktuar me OKB-në dhe agjencitë e ndihmës, për të mbrojtur civilët dhe për të riparuar infrastrukturën jetike si spitalet dhe rrjetet e ujit.", ka thënë Sunak.  Kryeministri britanik shtoi se qëllimi i Izraelit për të mposhtur Hamasin nuk do të arrihet duke lejuar një katastrofë humanitare në Gaza.

Qytetarë nga Australia, Britania dhe Polonia ishin në mesin e shtatë personave që punonin për organizatën World Central Kitchen të kuzhinierit të famshëm Jose Andres, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gazën qendrore. Punonjësit, në mesin e të cilëve palestinezë dhe një me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe kanadeze, po udhëtonin me dy makina të blinduara me logon e WCK-së dhe një automjet tjetër, thuhet në një komunikatë të grupit. Pavarësisht bashkërendimit të lëvizjeve me Forcat Mbrojtëse të Izraelit, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina e saj në Deir al-Balah, pasi shkarkoi më shumë se 100 tonë ndihma ushqimore humanitare të sjella në Gaza nga deti, thuhet në njoftim.

rishi sunak benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Bota 2 Prill 2024, 20:43 E. D

A po e braktis flota ruse Krimenë

foto ilustruese RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humb&eum...