Bota

Sallat e leksioneve dhe Universiteti ishin ndërtuar me materiale toksike, 152 studentë diagnostifikohen me kancer në Kaliforni

Ekspertët dolën në përfundimin se dhomat e leksioneve dhe të mësimdhënies ishin bërë nga materiale kimike toksike. Raste të limfomës, kancerit të tiroides dhe kancerit të gjirit janë raportuar tek studentët.

2 Prill 2024, 20:27 Nga N.F
Sallat e leksioneve dhe Universiteti ishin ndërtuar me materiale toksike,
Universiteti në Kaliforni

SHBA- Më shumë se 152 studentë dhe pjestarë të stafit të një Universitet ne Karolinën e Veriut  janë diagnostikuar me kancer dhe sëmundje të tjera. Mësohet se kjo përhapje e sëmundjeve të rënda ka ardhur nga materialet me të cilat është ndërtuar shkolla. 

Ekspertët dolën në përfundimin se dhomat e leksioneve dhe të mësimdhënies ishin bërë nga materiale kimike toksike. Raste të limfomës, kancerit të tiroides dhe kancerit të gjirit janë raportuar tek studentët.

Ndërtesa e Universitetit u vendos u bllokua në nëntor 2023 mes raporteve të ekspozimit të studentëve dhe stafit ndaj bifenileve të poliklorinuara (PCB) të cilat janë kimikate toksike që lidhen me kancerin. Një hetim i kryer muajin e kaluar zbuloi se nivelet e këtyre substancave toksike (PCB) në pesë salla të Universitetit ishin 38 herë mbi kufirin e lejuar të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).

Universiteti i Karolinës së Veriut tani po përballet me padi të ngritura nga të afërmit e disa prej 152 pacientëve që nuk janë më gjallë. Sarah Gland u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Nënë e një fëmije, ajo ëndërronte të punonte në sektorin publik sapo të mbaronte studimet.
Sarah Glad me burrin e saj Robbie Megjithatë, ëndrrat e saj nuk u realizuan kurrë. Janarin e kaluar, Sarah humbi betejën me kancerin e gjirit me familjen e saj duke pretenduar se sëmundja e saj lidhej me ndjekjen e mësimeve në Universitetin e Karolinës së Veriut, Poe Hall. Britanikja e studioi atje nga viti 2007 deri në 2013 ku mori diplomën bachelor dhe master.

Bashkëshorti i saj, Robbie Gland, në një intervistë për stacionin lokal të lajmeve “ëRAL” theksoi se gruaja i kaloi të gjitha vitet studentore atje, në Poe Hall.

“Nuk më interesojnë paratë. Nuk më intereson kompensimi. Më intereson të jem në gjendje të ndihmoj njerëzit e tjerë”, thotë Robbie, i cili tani po rrit vetëm vajzën e tyre të vetme.

 

kalifroni shba kancer

Sondazh

Poll