Bota

Shembja e urës në Baltimore/ Hapet një kanal alternativ, kalon anija e parë pas bllokimit të lundrimit

Varka që furnizonte karburantin e avionit për Departamentin e Mbrojtjes u nis të hënën vonë dhe ishte destinuar për në bazën e Forcave Ajrore të Delaware në Dover, megjithëse zyrtarët kanë thënë se kanali i përkohshëm është i hapur kryesisht për anijet që po ndihmojnë në përpjekje për të pastuar mbetjet e urës.

2 Prill 2024, 20:11 Nga N.F
Shembja e urës në Baltimore/ Hapet një kanal alternativ, kalon
Anija në Baltimore

SHBA- Një një maune karburanti ishte anija e parë që përdori një kanal alternativ për të anashkaluar rrënojat e urës së shembur në Baltimore në SHBA. Që pas shembjes së urës pas përplajes së një anije me të kjo rrugë detare ishte bllokuar plotësisht.

Varka që furnizonte karburantin e avionit për Departamentin e Mbrojtjes u nis të hënën vonë dhe ishte destinuar për në bazën e Forcave Ajrore të Delaware në Dover, megjithëse zyrtarët kanë thënë se kanali i përkohshëm është i hapur kryesisht për anijet që po ndihmojnë në përpjekje për të pastuar mbetjet e urës. Disa maune dhe rimorko që kanë ngecur në portin e Baltimores që nga shembja janë planifikuar gjithashtu të kalojnë nëpër kanal.

 

Zyrtarët thanë se po punojnë gjithashtu për të hapur një kanal të dytë në anën jugperëndimore të kanalit kryesor që do të lejojë anije më të thella, por ata nuk kanë thënë se kur mund të hapet.

 

shba baltimore ure anije

Sondazh

Poll