Bota

A po e braktis flota ruse Krimenë

Forcat e Kievit pretendojnë se kanë fundosur një të tretën e anijeve luftarake ruse në pak më shumë se dy vjet luftë, në një goditje të rëndë për aftësinë ushtarake të Moskës.

2 Prill 2024, 20:43 Nga E. D
A po e braktis flota ruse Krimenë
foto ilustruese

RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humbëse të aftë për të gjuajtur raketa lundrimi, thotë Ukraina.

Forcat e Kievit pretendojnë se kanë fundosur një të tretën e anijeve luftarake ruse në pak më shumë se dy vjet luftë, në një goditje të rëndë për aftësinë ushtarake të Moskës.

Ukraina nuk ka një marinë tradicionale anijet e saj u kapën kryesisht gjatë aneksimit të Krimesë por flota e saj e anijeve drone ka bërë kërdi.

Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk tha për mediat lokale se të gjitha anijet luftarake ruse të afta për të gjuajtur raketa lundrimi janë zhvendosurpërveç një humbësi që nuk ka gjuajtur ende një raketë të vetme. 

Ndërkohë, një ish-komandant amerikan argumenton se Ukraina po merr kontrollin e Detit të Zi dhe se rrethimi i Krimesë ka filluar.

Sondazh

Poll