Bota

Mijëra protestues izraelitë kërkojnë shkarkimin e Netanyahut nga detyra dhe lirimin e pengjeve

Ato janë protestat më të mëdha antiqeveritare që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin më 7 tetor.

2 Prill 2024, 21:19 Nga E. D
Mijëra protestues izraelitë kërkojnë shkarkimin e Netanyahut
foto ilustruese

IZRAEL- Më shumë protesta antiqeveritare u mbajtën të martën në Izrael, ku demonstruesit kërkuan largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në Gaza. Mediat izraelite raportuan se disa mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Jerusalem, duke shënuar të tretin e valës katër-ditore të protestave.

Ato janë protestat më të mëdha antiqeveritare që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin më 7 tetor. Ndërsa Einav Zangauker, nëna e një pengu që mbahet në Gaza, kritikoi Netanyahun, duke thënë që ai është një faraon që solli plagën e të paralindurve. 

“Ti je një faraon që na solle plagën e të parëlindurve. Ti deshtove. Ju edukuat dhe ngritët Hamasin. E keni fajin që djali im Matani është në robëri dhe po torturohet atje. Ju keni bërë një fushatë kundër meje, kundër familjeve dhe kundër popullit të Izraelit. Mbështetësit tuaj na quajnë tradhtarë, ju jeni tradhtar. Ju tradhtuat popullin tuaj, votuesit tuaj, popullin e Izraelit”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Bota 2 Prill 2024, 20:43 E. D

A po e braktis flota ruse Krimenë

foto ilustruese RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humb&eum...