2 Prill 2024, 21:12
Nga N.F
Pamje nga konferenca
TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në Tiranë së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë.
Hoxhaj gjatë fjalës së tij tha se Kosova meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ai më tek gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
“Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë! Ishte kënaqësi sot të isha panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, ku ndamë mendimet tona rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së Kosovës në institucionet atlantike!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencë.
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka ndarë një pjesë të fjalës së tij për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook".
“Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë për shkak të rikthimit të historisë me përbindëshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai gjithashtu tha se tensionet në rajon janë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të mospërmbylljes së konflikteve si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mosanëtarësimit të saj në OKB, gjë që Rusia, sipas tij, e ka përdorur këtë situatë për ta luftuar diplomatikisht perëndimin dhe Kosovën globalisht!
“Për shkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës, Kosova nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, sikurse po tregon edhe rritja e numrit të trupave të KFOR-it, por edhe trajtimi ndërkombëtar i Kosovës!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencën që u mbajt në Tiranë.
“Lufta në Ukrainë solli një rizgjim gjeopolitik të BE-së dhe të NATO-s, por kjo nuk u përcoll as me ndryshime të mëdha politike, as me hapa konkret, gjë që sot për shkak të kërcënimeve të Serbisë më shumë ka një politikë të rritjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, në vend se siguria e saj të arrihej me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe rritjen e plotë të kapacitetit të FSK-së! Në një situatë të re të sigurisë, Kosova jo vetëm se e meriton marrjen e Planit për Veprim për Anëtarësim (MAP), por meriton edhe ftesën për anëtarësim të plotë meqë ne plotësojmë kushtet po aq sa fqinjët tanët!”, ka thënë ai.
enver hoxhaj nato kosova
Bota
2 Prill 2024, 21:05
r.ll
benjamin netanyanu dhe rishi sunak
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike ...
Bota
2 Prill 2024, 21:03
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Qiproja ka shprehur shqetësime për një rritje të migrimit të parregullt të refugjatëve sirian&eum...
Bota
2 Prill 2024, 21:00
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) akuzon Rusine për shkelje ...
Bota
2 Prill 2024, 20:43
E. D
foto ilustruese
RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humb&eum...
Bota
2 Prill 2024, 20:27
N.F
Universiteti në Kaliforni
SHBA- Më shumë se 152 studentë dhe pjestarë të stafit të një Universitet ne Karolinë...
Bota
2 Prill 2024, 20:14
E. D
toto nga vendngjarja
KINË- Pamjet dramatike tregojnë një aksident në Kinë, ku dyshemeja e një qendre tregtare u shemb. Më...
Bota
2 Prill 2024, 20:11
N.F
Anija në Baltimore
SHBA- Një një maune karburanti ishte anija e parë që përdori një kanal alternativ për të an...
Bota
2 Prill 2024, 20:08
r.ll
richard burrows
BRITANI- 80-vjeçari, Richard Burrows, i cili ka qenë në arrati për 27 vjet është arrestuar në aeroport...
Bota
2 Prill 2024, 20:06
E. D
Yair Lapid
WASHINGTON- Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid do të vizitojë Washington, DC, javën e ardhshme, raportoi ...
Bota
2 Prill 2024, 20:00
N.F
Xi Jinping dhe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Xi Jinping patën komunikimin e tyre të parë me telefon sot...