Sport

Reali beson se mund ta transferojë Alexander-Arnold me një çmim të volitshëm...

Për sa kohë që drejtuesit e Liverpool-it nuk vazhdojnë të zgjasin partneritetin me Alexander-Arnold, Real Madridi... fërkon duart.

30 Mars 2024, 12:05 Nga DOSJA

Reali beson se mund ta transferojë Alexander-Arnold me një çmim

ANGLI - Te Real Madridi po planifikojnë të ardhmen e ekipit, duke sjellë lojtarë të nivelit të lartë në ‘Bernabeu’.

Pas Kylian Mbappe, Alexander-Arnold thuhet se do të jetë objektivi i madh për skajet e mbrojtjes, pasi prej ditësh dihet se ai është i... lakmuar në Madridi.

Në fakt, një publikim i ri vjen për t’i hapur rrugë arritjes së marrëveshjes teksa shkruhet se lojtari mund të veshë fanelën e bardhë me “çmim okazion”.

25-vjeçari ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpool dhe ‘los blancos’ po monitoron rastin e tij, pasi klubi ka prioritet gjetjen e një zëvendësuesi për Jurgen Klopp.

‘90min’ raporton se kjo situatë ka bërë që bisedimet e mbrojtësit 25-vjeçar me klubin Merseyside të vonohen dhe Madridi synon një ofertë me më pak para sesa do të kishte dhënë, nëse lojtari do të kishte një kontratë më të gjatë përtej 2025, kur skadon marrëveshja aktuale mes dy palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll