Sport

Arteta: “Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, deri tani”...

30 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Arteta: “Pep Guardiola është trajneri më i mirë

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ftoi lojtarët e tij që të “gëzojnë momentin” këtë të premte në një konferencë për shtyp, dy ditë para ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit të dielën (17:30). “Ne kemi bërë tashmë shumë për të qenë në pozicionin ku jemi, dhe tani duhet të përfitojmë nga momenti dhe të ecim përpara”,- tha tekniku spanjol.

Me dhjetë ndeshje të mbetura, Arsenali aktualisht është i barabartë në krye të Ligës Premier me Liverpoolin me 64 pikë, vetëm një pikë më shumë se Manchester City i vendit të tretë. Një fitore kundër ‘Qytetarëve’ të dielën do t'i jepte fund serisë nëntëvjeçare të Arsenalit pa fitore në “Etihad Stadium”.

“Siti e ka ngritur shiritin në këtë kampionat dhe në përgjithësi në futboll në një nivel që nuk është arritur kurrë më parë. Kjo është bukuria e këtij sporti, të bën më të mirë, të sfidon dhe duhet të vazhdosh me atë ritëm. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, tha Arteta.

Arteta: “Pep Guardiola është trajneri më i mirë

Një ish-asistent i Guardiolës te Manchester City përpara se të merrte frenat te Arsenal, Arteta gjithashtu lavdëroi rivalin dhe ish-mentorin e tij. “Admirimi im për të sigurisht që nuk ka ndryshuar.

Mendimi im është se ai është trajneri më i mirë në botë, deri tani, dhe ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në futboll,- tha ai. - Por rolet tona për momentin janë aty ku janë dhe ne duhet të përshtatemi me situatën. Ndoshta do të preferoja të rrihja dikë tjetër që nuk i kishte ato ndjenja (miqësie), por kjo nuk është një zgjedhje. Të dy duam të fitojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll