Sport

Liverpool tashmë i ka sytë te Salah-u i ri: sulmuesi mund të kushtojë 60 milionë!...

Largimi i mundshëm i egjiptianit në fund të sezonit i detyron ‘Reds’ të kërkojnë zgjidhje

30 Mars 2024, 10:49 Nga DOSJA

Liverpool tashmë i ka sytë te Salah-u i ri: sulmuesi mund të

ANGLI - Liverpool po parashikon mundësinë e largimit të Mohammed Salah nga “Anfield” për në futbollin arab në fund të sezonit dhe në Gjermani thonë se ‘Reds’ e kanë zgjedhur tashmë pasardhësin e sulmuesit egjiptian.

Ky është Omar Marmoush, 25 vjeç, gjithashtu nga Egjipti. Marmoush është pjesë Eintracht Frankfurt këtë sezon dhe gazeta 'Bild' garanton se Liverpool po ndjek me shumë vëmendje paraqitjet e tij.

Megjithatë, sipas të njëjtës gazetë, gjiganti anglez nuk është i vetmi i interesuar për lojtarin dhe blerja e Marmoush, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, mund të kushtojë rreth 60 milionë euro.

Egjiptiani mbërriti në Eintracht në verën e vitit të kaluar, pas largimit nga Wolfsburg. Ai ka shënuar 10 gola dhe 6 asistime në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon në Bundesligë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll