Sport

Franca, ndryshe nga Gjermania, Holanda dhe Anglia, protesta për Ramazanin: “Duan të na ndalojnë të jemi myslimanë”

Në Francë nuk ndërpriten ndeshjet e futbollit për disa minuta, në mënyrë që futbollistët myslimanë të mund të prishin agjërimin nga agimi deri në muzg.

30 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Franca, ndryshe nga Gjermania, Holanda dhe Anglia, protesta për Ramazanin:

FRANCE - Marrëdhënia mes sportit dhe Ramazanit ka qenë shpesh e ndërlikuar. Abstenimi nga uji dhe ushqimi gjatë ditës, i pengon sportistët të prishin agjërimin vetëm pas perëndimit të diellit.

Kjo i shtyn shumë sportistë të ndërpresin aktivitetin e tyre garues në orët e mbrëmjes për të prishur agjërimin, çka nuk është e autorizuar në Francë, ku kanë shpërthyer polemika për vendimin e arbitrave për të mos ndalur ndeshjet e futbollit për pak minuta.

Ndryshe nga kjo, po ndodh në vendet fqinje si Gjermania, Holanda dhe Anglia. Federata transalpine zbaton parimin e neutralitetit fetar, të parashikuar në kushtetutën franceze dhe duke ndërlikuar kështu jetën e futbollistëve, që synojnë të agjërojnë, por mbi të gjitha duke hedhur themelet për një diskriminim të mundshëm.

Demba Ba, ish-lojtar i kombëtares senegaleze, lindur në Francë dhe mysliman gjëmon: “Ata duan të na ndalojnë të jemi myslimanë. Të pëlqen apo jo, kjo është pjesë e identitetit tonë, që po përpiqen të na e fshijnë."

Presidenti i Federatës së Futbollit Philippe Diallo iu përgjigj me shpejtësi akuzave dhe u mbrojt, duke pretenduar se nuk ka asnjë qëllim diskriminues pas këtyre zgjedhjeve. "Askush në Federatë, duke filluar nga unë, nuk e ka ndaluar askënd që të agjërojë.

Nuk mund të pranoj të thuhet se FFF diskriminon për arsye fetare, - shpjegoi numri një i organit francez, duke shpjeguar se si nuk mund të ketë ndryshime në oraret dhe praktikat e zakonshme në kampet stërvitore ekskluzivisht për arsye fetare - Unë respektoj besimet e të gjithëve. Kur lojtarët zgjidhen për kombëtaren franceze, nuk pyes se cila është feja e tyre."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll