Sport

Milani, kuqezinjtë "zbarkuan" me tre orë vonesë në Firence…

Një problem teknik detyroi fluturimin e ekipit të kthehej menjëherë në aeroportin e nisjes, pas së cilës u organizua një program alternativ

30 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

 

Milani, kuqezinjtë "zbarkuan" me tre orë vonesë në

ITALI - Një pengesë e vogël në rrugën e Milanit për në ndeshjen kundër Fiorentinës: kuqezinjtë  arritën në Firence tre orë me vonesë, në krahasim me orarin për shkak të një problemi të vogël teknik në avionin, që transportonte ekipin milanez drejt kryeqytetit toskan.

Piloti u detyrua të kthehej pas disa minutash fluturimi, por një program alternativ u përgatit menjëherë, i cili lejoi Kalabrian dhe shokët e tij të arrinjnë në destinacionin e tyre, paçka se me vonesë.

Milani do të luajë sot, në orën 20:45, ndaj Fiorentinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll