Sport

“Jam i tronditur, vetëm shpresoj që Xabi Alonso të mos pendohet”

Paul Merson, ish-futbollist dhe trajner anglez, beson se trajneri bask gabon që do të vazhdojë te Bayer Leverkusen: "Trenat nuk kalojnë dy herë"

30 Mars 2024, 12:00 Nga DOSJA
“Jam i tronditur, vetëm shpresoj që Xabi Alonso të mos

GJERMANI - Paul Merson (56), ish-futbollist anglez dhe ish-trajneri që sot punon si komentator, beson se Xabi Alonso mund të pendohet për vendimin që mori kur njoftoi dy ditë më parë se ai nuk do të shkojë as te Bayern Munich, as te Liveropool, por se ai a do të qëndronte te Bayer Leverkusen. Merson, i cili tashmë ka përvojë, beson se ‘trenat nuk kalojnë dy herë në të njejtën rrugë’. 

“Duhet të përfitosh, ndërsa dielli shkëlqen kur je trajner, dhe ne po flasim për dy nga punët më të rëndësishme në futbollin botëror”,- tha Merson në ‘Sky Sports’, duke iu referuar Bayernit dhe Liverpoolit. "Kjo mundësi mund të mos ndodhë më kurrë. Unë nuk e shoh Bayer Leverkusen të fitojë përsëri ligën vitin e ardhshëm, mendoj se Bayern do të vazhdojë aty ku ka qenë për 10 vitet e fundit." 

Meson tha se ishte "në shok". Dhe ai argumentoi: "Unë mund ta kuptoj që ndoshta është i kënaqur me atë që po bën, ka bërë shumë mirë dhe ka marrë shumë lavdërime dhe me të drejtë, por kjo ndodh vetëm një herë. Shpresoj që të mos pendohet. Unë e di se si është menaxhimi. Në fund të gjithë pushohen nga puna. Bayern dhe Liverpool janë dy nga punët më të rëndësishme në botën e futbollit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll