Sport

Xavi konfirmon edhe një herë largimin e tij nga Barça në fund të sezonit...

30 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Xavi konfirmon edhe një herë largimin e tij nga Barça në

SPANJE - Xavi është i bindur. Pavarësisht dëshirës së presidentit të saj Joan Laporta për ta mbajtur atë, trajneri i Barçës konfirmoi edhe një herë largimin e tij në fund të sezonit, ashtu siç e kishte bërë të ditur më 27 janar.

“Jam shumë mirënjohës për fjalët e mbështetjes ndaj meje dhe stafit. Ka besim dhe miqësi me presidentin, me Dekon, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj se çfarë është më e mira për klubin dhe insistoj që vendimi është aty dhe se nuk ndryshon asgjë”,- tha ai në një konferencë për shtyp.

Për momentin, sipas informacioneve, Barcelona nuk është preokupuar me temën e ndërrimit të trajnerit dhe është në pritje të rezultatit të çerekfinales evropiane kundër PSG-së (ndeshja e parë më 10 prill, kthimi më 16). Megjithatë, rrugët ekzistojnë dhe ajo që të çon te Hansi Flick, i përfaqësuar nga Pini Zahavi, shumë afër Laportës, duket më e dukshme dhe e lirë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll