Sport

ZYRTARE/ Superkupa e Italisë, e konfirmuar deri më 2025, me “Final Four” në Arabi!

Asambleja e Legës konfirmoi formatin e organizuar në janarin e kaluar, për herë të parë 29 mars 2024

30 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Superkupa e Italisë, e konfirmuar deri më 2025, me

ITALI - Tani është edhe zyrtare: Superkupa e radhës e Italisë do të luhet sërish në  Arabinë Saudite dhe gjithmonë me formatin “Final Four”. Domethënë do të jenë katër klube, që do të garojnë për trofeun e ngritur në qiell nga Interi, në edicionin e kaluar.

“OK” erdhi pas asamblesë së Lega Serie A, që u zhvillua këtë mëngjes: periudha e zgjedhur është janari 2025, me dy gjysmëfinalet dhe më pas finalen e madhe pasuese.

“Gjatë takimit klubet trajtuan çështjen e kalendarit të garave të tyre, duke konfirmuar formatin me 4 ekipe për Superkupën, të planifikuar për në janar 2025 në Arabinë Saudite”,- thuhet në shënimin e lëshuar nga Liga.

Për momentin, duke marrë parasysh renditjen e Serisë A dhe dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë të planifikuara për javën e ardhshme (Juve-Lazio më 2 prill, Fiorentina-Atalanta ditën tjetër), Interi dhe Milani janë të sigurtë se do të marrin pjesë në “Final Four”, si dhe dy finalistët e Kupës së Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll