Sport

Sirenat arabe për Icardin! Al Hilal, një ofertë monstruoze për të bindur atë dhe Galatën…

Sipas asaj që raportuan kolegët turq të ‘FotoMaç’, në fakt, Al Hilal do t'i vinte syrin qendërsulmuesit argjentinas

30 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA
Sirenat arabe për Icardin! Al Hilal, një ofertë monstruoze

ARABIA SAUDITE - Që nga kthimi në Turqi, Mauro Icardi ka shënuar me lopatë. Në sezonin e tij të parë, në huazim, ai shënoi 22 gola dhe këtë vit ai ka 20 gola (plus 10 asistime) në të gjitha garat.

Me pak fjalë, ish-lojtari i Interit, Sampdorias dhe PSG-së, është rikthyer në nivelet e tij dhe jo rastësisht muajt e fundit është rikthyer edhe emri i tij duke bërë jehonë në merkato.

Por kujdes nga Arabia Saudite. Sipas asaj që raportuan kolegët turq të ‘FotoMaç’, në fakt, Al Hilal do t'i vinte syrin qendërsulmuesit argjentinas dhe do të përgatiste një ofertë të rëndësishme për të bindur, si Galatasarayn ashtu edhe vetë lojtarin.

Ndjenja është se duhen shumë para, duke pasur parasysh performancën e Icardit. Për më tepër, në Al Hilal, Maurito do të takohej edhe me mikun e tij të vjetër Neymar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????? (@mauroicardi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll