Sport

Neymar në Miami me David dhe Victoria Beckham…a do t’i bashkohet ai ish-shokëve të ekipit të Barcelonës?!

Udhëtimi i këtij të fundit në Florida dhe darka e tij me David dhe Victoria Beckham “ngjallën” skenarët për një ribashkim të treshes së madhe të Barcelonës.

30 Mars 2024, 00:24 Nga DOSJA
Neymar në Miami me David dhe Victoria Beckham…a do t’i

SHBA - Në vitin 2017, Neymar tronditi të gjithë ambientin futbollistik... me transferimin e tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain dhe... u shkatërrua treshja e frikshme e Barçës, e cila përbëhej nga braziliani, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Suarez u largua nga Barcelona në 2020 dhe Messi në 2021. Tani ata të dy janë bashkë në Inter Miami dhe dëshirojnë të luajnë sërish me Neymar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

Udhëtimi i këtij të fundit në Florida dhe darka e tij me David dhe Victoria Beckham “ngjallën” skenarët për një ribashkim të treshes së madhe të Barcelonës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

David Beckham, aksioner i Inter Miami, i cili ka postuar foton përkatëse në Instagram ka shkruar: "Mirë se erdhe në Miami miku im (vetëm për darkë)." Nga ana tjetër, Neymar nuk e komentoi darkën por disa muaj më parë tha për ESPN: “Shpresoj të luajmë sërish bashkë me shokët që kisha tek Barcelona ... Unë do të doja të luaja në SHBA, në thelb. Do të doja të luaja atje për të paktën një sezon”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

Neymar i përket Al Hilalit, por duket i gatshëm të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite për një kohë të gjatë. Natyrisht, Neymar ka luajtur me Lionel Messin në Paris Saint-Germain, por ai do të donte të luante me të edhe në MLS. 

Kur kishte marrë vendimin të largohej nga Barcelona për në Paris, braziliani kishte shkruar në rrjetet sociale për dy shokët e tij të skuadrës: “Vëllezër... Ju uroj më të mirat, faleminderit për gjithë këto vite kënaqësie dhe mësimdhënieje. Unë jam një person i kompletuar sepse kam luajtur me ju.

Një nga arsyet pse erdha te Barcelona ishe ti Leo Messi, sepse doja të luaja me Idhullin tim dhe lojtarin më të madh që kam parë ndonjëherë në futboll. Faleminderit për gjithë ndikimin që keni pasur tek unë dhe gjithçka që kam mësuar nga ju.

Gjithmonë unë jam mbështetësi juaj dhe do t'ju admiroj gjithmonë! 'Topolak'... Luis Suarez ke mbërritur dhe ke sjellë gëzim të madh dhe na bashkove edhe më shumë. Kush do ta kishte menduar se 3 AMERIKANËT E JUGUT do të punonin së bashku?

Mësova shumë nga ty dhe gjëja më e rëndësishme është të godasësh fillimisht, hahaha!” 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll