Sport

Ish-lojtari i kombëtares braziliane dhe trajneri i Tiranës: “Nuk më donin tek Verona… nga ngjyra e lëkurës!

“Kur më duhej të transferohesha te Verona dhe lajmi doli në gazeta, agjenti im ishte Pastorello dhe më paralajmëroi për tifozët e Hellas dhe reagimin kundër meje. Në atë moment vendosa të mos shkoj”

29 Mars 2024, 22:18 Nga DOSJA
Ish-lojtari i kombëtares braziliane dhe trajneri i Tiranës: “Nuk

ITALI - Ish-mbrojtësi i Inter-it, i njohur në Shqipëri edhe si ish-trajner i Tiranës, Ze Maria , foli së fundmi për rastin Acerbi-Juan Jesus dhe në përgjithësi për racizmin në futboll, duke zbuluar një histori në të cilën ai ishte protagonist në të kaluarën.

Ish-futbollisti zbuloi se refuzoi kalimin te Verona vetëm sepse tifozët atje ishin kundër tij për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

“Më ka ndodhur që disa fansa nuk më donin për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kur më duhej të transferohesha te Verona dhe lajmi doli në gazeta, agjenti im ishte Pastorello dhe më paralajmëroi për tifozët e Hellas dhe reagimin kundër meje. Në atë moment vendosa të mos shkoj”,-deklaroi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll