Sport

Teuta bën surpizë në kryeqytet, mund Tiranën 1-2! Vllaznia ngec në Shkodër me Erzenin

Durrsakët e kthejnë në trend fitoren ndaj kryeqytetasve, ndërsa pas Partizanit fiton edhe ndaj Tiranës dhe momentalisht renditet në vend të tetë me 31 pikë. Vllaznia-Erzeni ndajnë pikët në takimin e javës së 29-të të Superligës që u mbyll me barazimin 1-1.

29 Mars 2024, 21:06 Nga DOSJA
Teuta bën surpizë në kryeqytet, mund Tiranën 1-2! Vllaznia

TIRANE - Tirana provoi të reagojë dhe në minutën e 90-të Lulaj realizoi dhe ngushtoi diferencën, por në fund ishin miqtë ata që festuan. Gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2, me Tiranën që nuk ia del të ruajë ritmin e javës së shkuar dhe momentalisht renditet në vend të pestë me 39 pikë.

Teksa Teuta nga ana tjetër e kthen në trend fitoren ndaj kryeqytetasve, ndërsa pas Partizanit fiton edhe ndaj Tiranës dhe momentalisht renditet në vend të shtatë me 34 pikë.

Vllaznia-Erzeni ndajnë pikët në takimin e javës së 29-të të Superligës që u mbyll me barazimin 1-1. Ishin shkodranët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Balajn që zhbllokoi ndeshjen me golin e realizuar në minutën e 29-të. Ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë, Erzeni barazoi me Blazevic në minutën e 40-të.

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, fraksioni i dytë nuk solli më gola, me ndeshjen që u mbyll me barazimin 1-1. Pas këtij takimi Vllaznia renditet në vend të dytë me 50 pikë, teksa Erzeni vuan në vend të nëntë me 28 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll