Politike

Pranoi mandatin e deputetit, OMONIA kundër Karamelos: Vendim individual, nuk është konsultuar me ne

6 Mars 2019, 15:33 Nga DOSJA
Pranoi mandatin e deputetit, OMONIA kundër Karamelos: Vendim individual,

TIRANË- Pas pranimit të mandatit të deputetit nga anëtari i OMONIAS, ka ardhur një reagim nga kjo organizatë, e cila shprehet kundër Grigor Kakramelos.

Karamelo kandidonte nën siglën e PD, ndërsa OMONIA në një deklaratë për mediat bën me dije se distancohet nga vendimi i anëtarit të tyre të zgjedhur në forumet të organizatës. Kjo organizatë shprehet se Karamelo nuk është konsultuar me askënd dhe vendimi i tij është tërësisht individual.

DEKLARATA E PLOTË

Sqarim lidhur me vendimin individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizates, z.Grigor Karamelo, për të pranuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Me qëllim shmangien e çfarëdo pështjellimi të padëshiruar në referencë të zgjedhjes personale dhe vendimit individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës, z. Grigor Karamelo, për të pranuar pozicionin e deputetit të listës së Partisë Demokratike, sqarojmë se për këtë nuk pati dhe nuk ka asnjë dakordësi miratuese nga ana e organeve institucionale të OMONOIA-s.

Bëhet fjalë për një vendim individual dhe respektive janë edhe konsekuencat dhe përgjegjësitë politike.

BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz, por ndërkaq, adekuat me synim rehabilitimin e rendit politik dhe funksionimit normal të procesit të demokracisë në vend.

Si Minoritet Etnik Grek kemi arsye thelbësore të jemi në atë anë të shoqërisë që kërkon përmirësime esenciale të mënyrës së të ushtruarit të qeverisjes, mirëfunksionimin e drejtësisë, luftimin e varfërisë dhe kryesisht përshpejtimin e reformave që hapin rrugën e procedurave integruese të Shqipërisë në BE.

Grigor Karamelo, pritet që të të marrë mandatin e deputeti, pasi ishte në listën vijuese të Partisë Demokratike, pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve të deputetëve grigor karamelo kriza politike omonia omonia kunder karamelos djegia e mandateve të deputetëve grigor karamelo kriza politike omonia omonia kunder karamelos

Sondazh

Poll