Politike

“Papërgjegjshmëri e Kuvendit”/ Tavo sërish deputet: Ngatërrova emrin e babait

6 Mars 2019, 15:47 Nga DOSJA
“Papërgjegjshmëri e Kuvendit”/ Tavo sërish deputet:

TIRANË- Opozita mori vendimin në mënyrë unanime për djegien e mandateve, por nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në  Kuvend, kjo situatë nuk është marrë me seriozitetin e duhur. Kjo ka dalë në pah edhe nga një lapsus i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, i cili gjatë nënshkrimit nxjerr në pahnga shpejtësia emrin e të atit nuk e ka shkruajtur siç
është në pasaportë, domethënë në vend të emrit Llambi, Tavo e shkruan Harallamb. Kjo e bën të pavlefshëm dokumentin  e dorëheqjes nga mandati.

Dosja.al kontaktoi me zotin.Tavo, i cili u shpreh se është një lapsus pasi i ati emrin e ka Harallamb, por në pasaportë e ka të shkruajtur Llambi, kësisoj në shpejtësi e sipër ai e ka shkruajtur emrin siç ata e thërrasin.

Ai ka akuzuar Komisionin e mandateve për mungesë serioziteti, pasi sipas tij mosthirrja e të gjithëpersonave të  nënshkruar për të deklaruar personalisht është shkelje. Ai thotë se mundet që dikush edhe të kishte firmosur në emër të tjerët kujt.

“Gabimi im, babai im e ka emrin Harallamb po në pasaportë e ka të shkruar Llambi. Gabim shpejtësie nga unë por edhe papërgjegjshmëri nga Kuvendi. Kam qenë anëtar i komisionit të mandateve dhe i shqyrtonim emrat dhe të dhënat personale deri në detaje përpara se të konfirmonim mandatin ose lënien e mandatit. Komisioni i mandateve duhet të kishte thirrur të gjithë deputetët. Po sikur unë të mos e kisha firmosur vetë? I mbetem vendimit të opozitës 100 për qind. Sapo të kthehem do të dorëzoj mandatin. Në fillim të javës tjetër jam në Tiranë”, – sqaroi Tavo për Dosja.al.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kuvendi i papërgjegjshëm tavo ngatërron emrin e babait vangjel tavo djegia e mandateve te opozites kuvendi i papërgjegjshëm tavo ngatërron emrin e babait vangjel tavo

Sondazh

Poll