Politike

Ironia e Pandeli Majkos: Deputetët e rinj s’janë opozitë, i kemi blerë

6 Mars 2019, 14:48 Nga DOSJA
Ironia e Pandeli Majkos: Deputetët e rinj s’janë opozitë, i

TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Diapsorën, Pandeli Majko është një nga figurat më popullore të të majtës shqiptare dhe politikës.

Gjatë një interviste për televizionin A2 News, tha se situata politike është e paprecedent dhe Partia Socialiste duhet që t’a shohë me përgjegjësi situatën politike që është krijuar.

“Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”- tha Majko.

Majko shtoi se kur flitet për deputetët e rinj të opozitës, shtoi se ata nuk quhen pasi ata janë të blerë.

“Nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë, por me liderët e partive. Aata nuk janë opozitë, se ne i kemi blerë”-tha Majko.

Deklaratat e Majkos vijnë pas djegies së mandateve të opozitës dhe zëvendësimit në parlament nga listat e opozitës. Deri më 4 janë 4 deputetë të rinj të LSI në parlament, ndërkohë që 5 të tjerë kanë dorëzuar formularin për të marrë mandatin.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te opozites djegia e mandateve te opozites pandeli majko deputetet e rinj te opozites djegia e mandateve te opozites pandeli majko

Sondazh

Poll