Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, shfrytëzonte pesë vajza të huaja për prostitucion

Sipas informacioneve Zoto kishte marrë një banesë me qera në Durrës ku shfrytëzonte vajzat për prostitucion si dhe konsumonte lëndë narkotike në po atë banesë.

26 Mars 2024, 15:10 Nga S.B
EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, shfrytëzonte
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohet një 39-vjeçar i cili akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion 5 vajza të huaja. Bëhet me dije se personi në fjalë quhet Ismet Zoto dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Mësohet se Zoto ka qenë i përfshirë në një konflikt me një 23-vjeçare nga Barcelona, dhe kjo veprimtari e tij është zbuluar më datë 6 mars të këtij viti. Sipas informacioneve Zoto kishte marrë një banesë me qera në Durrës ku shfrytëzonte vajzat për prostitucion si dhe konsumonte lëndë narkotike në po atë banesë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024. Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona. Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike. Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll