Aktualitet

Nga plagosja e vëllait me thikë te drejtimi mjetit në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Korçë

Ky i fundit mësohet se është në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

26 Mars 2024, 13:41 Nga S.B
Nga plagosja e vëllait me thikë te drejtimi mjetit në gjendje
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohen dy persona në Korçë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se një 25-vjeçar me incialet B.K është arrestuar pasi ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe si pasojë ka përplasur dy automjete. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një konflikti ka goditur me thikë vëllain e tij. Ky i fundit mësohet se është në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Me të dyja rastet do të merret Prokuroria e Korçës për detaje të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 25 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në rrugën dytësore “Cangonj-Zëmblak”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të ndodhur në Pogradec midis dy vëllezërve, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 23 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce vepra penale dhune ne familje

Sondazh

Poll