Aktualitet

Arrestohen 4 persona në Durrës/ Nga dhuna ndaj nënës, thyerja e masës së sigurisë me arrest shtëpie deri tek vjedhja e kabllove të energjisë

Ndërsa njqë person i shpallur në kërkim pasi i ishte caktuar masa “Arrest me burg” për kultivimin e bimëve narkotike, është kapur nga policia. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet L.XH banues në Rrogozhinë.

26 Mars 2024, 13:44 Nga S.N
Arrestohen 4 persona në Durrës/ Nga dhuna ndaj nënës,
Foto Ilustrim

DURRËS- Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Një 23-vjeçar me inicalet A.Ç është kapur nga policia pasi ka thyer masan e sigurisë të caktuar ndaj tij me “Árrest shtëpie”. Gjatë kontrollit policor në banesën e tij ai nuk është gjetur.

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Një 32-vjeçar nga Durrësi është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur kabllot e energjisë elektrike dhe disa pajisje në banesën e një personi.

Ndërsa një person i shpallur në kërkim pasi i ishte caktuar masa “Arrest me burg” për kultivimin e bimëve narkotike, është kapur nga policia. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet L.XH banues në Rrogozhinë.

Njoftimi i policsië:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur kabllot e energjisë elektrike dhe disa pajisje, në banesën e shtetasit D. D..

Po nga këto struktura u arrestua shtetasi A. Ç., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. Xh., 28 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

policia durres

Sondazh

Poll