Aktualitet

"I bëj thirrje ministrit të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë"/ Braçe video mes trafikut i drejtohet Ballës dhe Veliajt: Ndryshoni tabelën, kalojmë një ferr të përditshëm

Braçe i drejtohet zyrtarisht me anë të një thirrje ministrit Taulant Balla dhe Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të ndryshojnë tabelën pranë kryqëzimit tek sadiumi "Air Albania". Sipas tij sinjalistika e vendosur në atë rrugë krijon një trafik të rënduar gjatë orëve të ditës, gjë e cila sipas Braçes është një "ferr i përditshëm". 

26 Mars 2024, 14:24 Nga h.k
"I bëj thirrje ministrit të Policisë Rrugore dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti socialist Erjon Braçe ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një video, ku tregon vështirësitë e trafikut në Tiranë. Braçe i drejtohet zyrtarisht me anë të një thirrje ministrit Taulant Balla dhe Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të ndryshojnë tabelën pranë kryqëzimit tek sadiumi "Air Albania".

Sipas tij sinjalistika e vendosur në atë rrugë krijon një trafik të rënduar gjatë orëve të ditës, gjë e cila sipas Braçes është një "ferr i përditshëm". 

T’ju tregoj pak ferrin e përditshëm këtu të lagja ime. Urdhëroni, ky është trafiku. Dhe e dini pse është ky trafiku?! Prej kësaj tabelës këtu. Në vend që rruga të vazhdojë drejt dhe ne të dalin në Rrugë të Elbasanit, duhet të kthehemi këtej. Dhe këtej, ka një kthesë të dytë atje, një kthesë të tretë atje dhe kështu me radhë. Për këtë arsye bllokohet trafiku për këtë lagje.

Kam një thirrje që mund të jetë, nuk e mbaj mend e sata është për ministrin e Policisë Rrugore, për kryetarin e bashkisë, ku di unë kush e ka në dorë tjetër, ministrin e Transporteve: Të rregullojë tabelën, të rregullojë tabelën këtu, të rregullojë tabelën. Asgjë më shumë nuk kërkohet.

Të ndryshojë tabela dhe ne të dalim drejtpërdrejt në Rrugën e Elbasanit. Kaq e thjeshtë është. Të dalim drejtpërdrejt në Rrugën e Elbasanit. Si njerëz! Si njerëz! Jo kështu, Urdhëro. Shife si është këtu. Duhet të shkojmë deri te fakulteti poshtë, të kthehemi prapë djathtas, të bëjmë rrethrrotullimin dhe të hyjmë prapë në qytet. Ja, ky është muhabeti”.-shprehet Braçe në video. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

erjon brace erion veliaj taulant balla

Sondazh

Poll