Aktualitet

Goditi me sende të forta një 65-vjeçare, shpallet në kërkim kujdestarja në konviktin e Shkodrës

Policia po punon për kapjen e saj. 

26 Mars 2024, 13:45 Nga r.ll
Goditi me sende të forta një 65-vjeçare, shpallet në
policia e shkodres

SHKODËR- Një 44-vjeçare, kujdestare e një konvikti në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta një 65-vjeçare.

Kjo e fundit jetonte në konviktin ku 44-vjeçarja punonte. Policia po punon për kapjen e saj. 

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares.

shkoder

Sondazh

Poll