Aktualitet

Trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë për t'i shitur, dalin FOTOT e të rinjve që u vunë në pranga

Gjatë kontrollit të automjetit, në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

26 Mars 2024, 14:22 Nga r.ll
Trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë për t'i shitur,
te rinjte e arrestuar

TIRANË- Janë publikuar fotot e pesë të rinjve të arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nga Shkodra drejt Tiranës. 

Të arrestuarit në kuadër të operacionit "Repisht"janë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 18 vjeç, Mirjan Hasaj 26 vjeç dhe Denisa Halilaj, 22 vjeçe, të gjithë banues në Malësi të Madhe. Halilaj mësohet se është efektive e policisë së Burgjeve.

Kjo e fundit raportohet se me automjetin e saj qarkullonte para makinës tip “BMW” në bagazhin e të cilës ndodhej arsenali i armëve, me qëllim për t’i informuar në rast se do të kishte policë gjatë rrugës.

Pas disa informacioneve për trafikun e armëve, policia lokalizoi automjetin tip "BMW" me drejtues Mirjan Hasajn. Gjatë kontrollit të automjetit, në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

 

sabian hasaj redi nika denis hasaj mirjan hasaj denisa halilaj

Sondazh

Poll