26 Mars 2024, 13:50
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë dy persona në Fier. Mësohet se një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në flagrancë, pasi i është caktuar masa arrest me burg nga Gjykata e Fierit. Bëhet me dije se 33-vjeçari me inicialet A.Z ka kryer veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve të ftohta".
Dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë kryer veprat penale si kanosja apo thyerja e xhamave të një shkolle 9-vjeçare. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Fierit.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Lapulec, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 63-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 36 vjeç, banues në fshatin Ninësht, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e shkollës 9-vjeçare të fshatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier vepra penale
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:44
S.N
Foto Ilustrim
DURRËS- Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Një 23-vje&...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:45
r.ll
policia e shkodres
SHKODËR- Një 44-vjeçare, kujdestare e një konvikti në Shkodër është shpallur në kërk...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:41
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohen dy persona në Korçë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se një 25...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:17
r.ll
mirel mertiri, klodian zoto
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, në mungesë të Mirel Mërtirit, i ka komunikuar avokatit të t...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:02
I.A
Milan Laskaj
TIRANË- Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 25 mars me Komision...
Aktualitet
26 Mars 2024, 12:33
S.B
pamje nga ngjarja
LEZHË- Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar në qytetin e Lezhës. Mësohet se 19-vjeç...
Aktualitet
26 Mars 2024, 12:35
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Muzeu Historik Kombëtar shënoi thuajse dyfishim të numrit të vizitorëve në janar, në raport...
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:42
r.ll
pamej nga operacioni
TIRANË- Pesë të rinj janë arrestuar ditën e sotme pas një operacioni që ka goditur trafikun e arm&e...
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:23
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Tetë shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet spanjolle. Mësohet se hetimi fil...
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Regjistrat e tokës bujqësore në vend janë dixhitalizuar në masën 60 për qind në shkall...